Ja çfarë thotë aktori i njohur lidhur me rolin e tij në ‘Spider-man’

Aktori  njohur Andrew Garfield në disa nga intervistat e dhëna së fundmi ka mohuar kategorikisht praninë e tij si personazh kryesor në filmin e shumëkomentuar ‘Spider-Man’.

Megjithatë, tani që kapitulli i tretë i këtij filmi ëshët përhapur në çdo vend të botës a ka përfolur për përvojën e tij në set.

Filmi i fundit duket se i ka sjellë dobi aktorit. Pasi e panë sërish në ekranin e madh në kapitullin më të fundit të Spider-man, fansat tani po kërkojnë nga Sony për të bërë një pjesë të tretë të sagës The Amazing Spider-man me Garfield.

Për momentin nuk ka asnjë lajm zyrtar për të, ndonëse disa thashetheme dhe hipoteza tashmë po qarkullojnë mes fansave.

Garfield, megjithatë, do të ishte gati të merrte sërish rolin e Peter Parker: “Unë jam plotësisht i hapur ndaj mundësisë për të provuar përsëri.

Personazhet e Peter dhe Spider-Man janë plotësisht në shërbim të së mirës dhe komunitetit.”

Ndërkohë për ‘Spider-man:No Ëay Home’ ai shprehet se:

“Unë e dua atë personazh dhe jam mirënjohës që kam punuar me aktorë të tillë të jashtëzakonshëm”.

Versioni i personazhit të Garfield është një pasardhës i versionit të Peter Parker të portretizuar nga Tobey Maguire në trilogjinë Spider-Man të Sam Raimit.

Për ta dalluar atë nga dy versionet e tjera të tij, ai është mbiquajtur “Peter-Three” nga ata në vetë filmin, dhe i referuar nga faqja zyrtare e Marvel si Spider-Man Amazing.