Cili është problemi i Rusisë me NATO-n dhe si duhet të përgjigjet Perëndimi?

Për muaj të tërë, kambanat e alarmit kanë rënë për  grumbullimin masiv të trupave të Rusisë në kufirin e saj me Ukrainën.

Inteligjenca amerikane paralajmëroi se Rusia mund të jetë duke përgatitur një pushtim. Moska e mohoi atë, por vazhdoi me një sërë kërkesash specifike nga NATO dhe Shtetet e Bashkuara që shkojnë shumë përtej Ukrainës.

Zyrtarët amerikanë dhe rusë po takohen të hënën në Gjenevë për bisedime e rëndësi mbi tensionet në rritje.

Shumë kanë pyetur, cilat janë qëllimet e vërteta të Putinit? A ka një pengesë adekuate? Dhe nëse Rusia sulmon, a kanë NATO dhe Perëndimi kapacitetin për t'u përgjigjur në një mënyrë mjaft të fortë?

Kriza ka vënë në pikëpyetje unitetin perëndimor. Ajo gjithashtu ka vënë në qendër të vëmendjes NATO-n në veçanti, dy vjet pasi presidenti Macron e quajti në mënyrë të famshme aleancën ushtarake transatlantike " truvdekur".

Çfarë dëshiron Rusia?

Tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit janë ngritur që kur Vladimir Putin filloi luftën e tij të në Ukrainën lindore dhe aneksoi Krimenë. Si përgjigje, NATO dërgoi përforcime në vendet që shiheshin si të prekshme ndaj agresionit rus.

Në dhjetor, Moska përcaktoi kërkesat e saj të sigurisë në dy dokumente: një traktat të propozuar me SHBA-në dhe një marrëveshje me NATO-n.

Në thelb, Rusia tani kërkon garanci që NATO do të ndalojë zgjerimin e saj drejt lindjes, do të përjashtojë anëtarësimin e Ukrainës dhe vendeve të tjera ish-sovjetike dhe do të heqë dislokimet e saj ushtarake në Evropën Qendrore dhe Lindore.

"Putini tani ka kërkuar një kthim mbrapsht dhe dëshiron që të gjitha forcat e NATO-s të tërhiqen. Në fakt, ai dëshiron të dihet se këto kombe janë brenda sferës së ndikimit të Moskës," shkroi Geoffrey Van Orden i Institutit Gold për Strategjinë Ndërkombëtare, në një artikull të fundit të opinionit për Euroneës. .

"Çfarë është duke bërë në të vërtetë Putini? Ai po teston vendosmërinë perëndimore. Ai dëshiron njohjen e arritjeve të tij në rajonin e Donbasit dhe Krimesë, kontrollin e plotë të vijës bregdetare të Detit Azov, dominimin e Detit të Zi dhe përfundimisht, rikthimin e Ukrainës dhe të vendeve të ish-bllokut sovjetik në ndikimin e Moskës”, shtoi Van Orden, gjithashtu një ish-oficer ushtarak britanik dhe një ish-zëdhënës i mbrojtjes konservatore në Parlamentin Evropian.

Si duhet t'i përgjigjet NATO, Rusisë?

Departamenti Amerikan i Shtetit ishte i menjehershëm mbi "nevojen për një qëndrim të bashkuar, të gatshëm dhe të vendosur të NATO-s për mbrojtjen kolektive të aleatëve" pas një thirrjeje të përbashkët në fillim të janarit midis Antony Blinken dhe fqinjëve të Rusisë, " Bucharest Nine" të vendeve të Evropës Lindore..

Në një deklaratë u that se Sekretari i Shtetit theksoi përkushtimin e Uashingtonit për çtensionim nëpërmjet  parandalimit, mbrojtjes dhe dialogut si dhe për siguri transatlantike dhe sipas nenit 5 të NATO-s, duke ruajtur parimin e tij të mbrojtjes kolektive.

Megjithatë, në rastin e Ukrainës jo-anëtare, "është e kufizuar ajo që NATO mund të vendosë në tavolinë", tha për Euroneës në dhjetor Peter Dickinson, një specialist për Ukrainën në Këshillin Atlantik.

"Natyrisht, Ukraina dhe Rusia janë të vetëdijshme se nuk ka asnjë mundësi reale të ndonjë përfshirjeje ushtarake nga ana e NATO-s. Pra, ajo që ne po flasim në të vërtetë janë sanksione ekonomike, ndoshta edhe disa sanksione politike," tha ai, duke shtuar se këto duhet të jenë mjaftueshëm të forta për të penguar qëllimin e Putinit për të rikthyer autoritetin rus mbi Ukrainën.

"NATO po zbulon nga pak se si do të reagonte ndaj agresionit territorial rus," thotë Geoffrey Van Orden, duke vënë në dukje se aleanca ka premtuar "mbështetje politike dhe praktike" për Ukrainën. Ai bëri thirrje për "presion serioz financiar, duke përfshirë një përplasje në eksportet e gazit" si dhe "sanksione të fokusuara" kundër sektorëve të ndryshëm ekonomikë rusë.

"Opsionet e shkallëzimit mund të përfshijnë bllokimin e plotë të bankave dhe agjencive të mëdha shtetërore ruse dhe agjencive të investimeve," shtoi ai në artikullin e tij për Euronews.