Tërmeti i fortë/ Raportohet për disa banesa të dëmtuara në Devoll

Lëkundjet e tërmetit të mbrëmshëm që ra në Follorinë të Greqisë janë ndjerë më së shumti në zonën e Devollit si zonë kufitare.

Sipas të dhënave të deritanishme, ka 6 raportime për dëmtime banesash, dy në Bilisht, dy në Mançurisht, dy në Shuec.

Banorët kanë njoftuar autoritetet vendore në lidhje me situatën.

Sipas komunikimit me Kryetarin e Bashkisë, grupet e emergjencave civile kanë fillluar verifikimet në terren. Paraprakisht thuhet se banesat që raportohet të kenë probleme janë të vjetra. Nga verifikimet do të shihet nëse banesat janë të banueshme apo jo.