Wow! Aktori shqiptar pjesë e filmit të famshëm turk

Aktori shqiptar, Vedat Bajrami muajin e kaluar ka njoftuar se është bërë pjesë e një filmi turk por ende nuk e ka bërë të ditur se në çfarë roli do të luajë.Filmi titullohet “Elif Ana”.

“Elif Ana në Turqi është si Nënë Tereza në vendin tonë. Është kënaqësi të jem këtu në Stamboll”, është shprehur aktori. Ai ka treguar se është hera e parë që merr pjesë në një film turk.

Përfaqësuesit e produksionit “Life is a Movie” kanë bërë të ditur se regjisorë të filmit do të jenë Semir Aslanyürek dhe Kazım Öz. Producentët e filmit do të jenë Ökkeş Zengin, Ali Bilmeç, Hasan Bilmeç, Bilal Bilmeç ku në një konferencë për media kanë bërë të ditur se filmi ka të bëjë me historinë e humanistes dhe mjekes popullore në Turqi Elif Sugan që njihet si Elif Ana.

Mediat turke raportojnë se xhirimet e filmit po zhvillohen në rrethinën e Kahramanmaraş, rajon ky ku edhe ushtroi veprimtarinë Elif Sugan e cila njihet edhe si ringjallëse e alevizmit në vendin ku jetoi.

Roli i Elif Suganit do të portretizohet nga aktorja turke Aliye Uzunatağan.
Ky projekt kinematografik llogaritet të jetë më i madhi i realizuar deri më tani sa i përket Elif Anas, e cila vdiq më 1991.