VIDEO/ U mbyt foshnja apo diçka po fshihet? Prindërit kërkojnë drejtësi

Në Fier, prindërit dhe të afërmit e fëmijës 3-vjeçar që gjeti vdekje aksidentale në një kopësht privat kanë bërë deklarata para medias duke kërkuar drejtësi,  të vërtetën se si ka ndodhur ngjarja, pasi ata dyshojnë se fëmija ka rënë nga shkallët dhe nuk është mbytur nga kapuçi që ngeci tek varësja.

“Përfaqësues të kopshtit erdhën në familje, - thanë ata, -  shkuam dhe në kopsht ku ndodhi ngjarja dhe pamë nga afër vendin, por dyshojmë se vdekja nuk ka qenë aksidentale.”

Më pas ata kanë  shkuar në prokurori për takim, pasi kërkojnë zbardhjen e vërtetë të ngjarjes. Por ironikisht nuk ka gjetur askënd. Nëna e foshnjës së ndjerë që mbahej prej krahësh nga i shoqi dhe i vëllai, tha: “Na thanë ejani takoni prokurorin, por prokurori na doli që ishte në gjykatë”, tha Donalda Kodheli.

Daja i fëmijës, Durim Kaja, po ashtu denoncoi indiferencën, shmangien nga organet e drejtësisë, që nuk denjojnë t'i presin dhe t'u paraqesin faktet e vdekjes së fëmijës:

“Ne i jemi drejtuar Prokurorisë së Fier për një hall që mos i ndodhtë askuj. Asnjë prindi. Dhe asnjë prind mos e paftë këtë që na ndodhi neve. Kemi çuar fëmijën në çerdhe për t’u rritur e edukuar si të gjithë fëmijët e tjerë dhe na vjen lajmi që na e kishin vrarë, gjoja ishte mbytur vetë! Dua që ju mediat të veni ta kontrolloni vetë atë vend që ishte 60 pond apo 65 pond lartësia. Kur ne fëmijët e kemi mbi 80 pond. Nëse të gjithë ju do të shkoni e do të thoni po, ka mundësi që një fëmijë të jetë mbytur vetë, unë në emër të Zotit do të ulem e do t’ju kërkoj falje të gjithëve! Ata thonë që fëmija është mbytur këtu, me një kapëse alumini që sa ta kapje, ajo këputej në dorë.”

Pas dajës e mori fjala nëna e djalit të voglit, e cila shpjegoi se ishin gënjyer nga presidenti i kopshtit kur u tha se kishin pasur kamera dhe atje nuk kishte. Dhe më pas kur shkuan atje, panë vendin ku gjoja ishte mbytur djali, ato kapëse të mbeteshin në dorë. Dikush tjetër i kishte thënë se djali kishte pasur temperaturë, një tjetër ia kishte mbyllur telefonin,

"Dua drejtësi për Noah tim", këmbënguli nëna mes lotësh. 

Ndiqni prononcimet: