Vlerësimet e legjionarëve, Ivan Balliu merr notën më të lartë

Fundjava që sapo lamë pas ka qenë pozitive për lojtarët shqiptarë që aktivizohen në Europë.

Faqja e njohur e statistikave “Sofa Score”, ka bërë vlerësimet e legjionarëve në këtë fundjavë që sapo lamë pas.

I pari në këtë klasifikim është mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, i cili është vlerësuar me notën 8,1.

Balliu me Vallecanon e tij ka realizuar gol, duke i dhuruar barazimin 1-1 në sfidën ndaj Betisit.

I dyti në këtë renditje është Dejvi Bregu, i cili vlerësohet me notën 7,8, ku ka dhuruar asistin e golit të fitores së Bolusporit ndaj Balikesirsporit.

I treti është lojtari i Kombëtares shqiptare, Odise Roshi, i cili është vlerësuar me notën 7,8 ku ka spikatur me paraqitjet e tij me ekipin e tij Boluspor.

I katërti renditet sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, i cili është vlerësuar me notën 7,3 dhe ka spikatur me paraqitjet e tij me ekipin e Spezias.

I pesti në këtë renditje është portieri Gentian Selmani, i cili është vlerësuar me notën 7,1 teksa ka ruajtur portën e paprekur me Bolusporin e tij në ndeshjen ndaj Balikesirspor.