", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/January/10/auto_Screenshot_2-31641806433.png", "width": 900, "height": 618 } }

Reagon mamaja e Beatrix, pas ardhjes së parashutave dedikuar dyshes Donald-Bora

Ditën e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” janë ndezur gjakrat, pas ngjarjes së ndodhur në oborrin e shtëpisë.

Donaldi Veshajt, i erdhën tre parashuta, secila me nga një dedikim, referuar ditëlindjes së ish-të dashurës së tij Bora Zemanit.

Aktori i humorit, ka vendosur ta diskutojë këtë çështje me partneren e tij Beatrix Ramosaj, e cila ka vendosur t’i përgjigjet duke i thënë:

”Qetësohu se nuk ka asnjë gjë, për kokë të mamit. Unë të kam thënë është një gjë që e ke jetu edhe pjesë e jotja”.

Lidhur me këtë situatë jo fort të këndshme për çiftin, ndër të tjera ka reaguar edhe mamaja e Beatrix.

Ajo ka postuar një video të Beatrix në llogarinë e saj të “Instagram”, ku shkruhet “Shpirti bardhë Triksa”. Videoja është montuar nga një ‘fanpage’ dhe ndërthuret me fjalët:

“Këto njerëz u bashkuan bashkë për t’u munduar të më japin fund. Por më lejoni të them, kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë.”

Në mbishkrimin e videos, Antigone shkruan:

“-Gjithmonë falini armiqtë, asgjë s’i mërzit më shumë… Trixa dhe fansat e Trixës Ju dua”

Duket se mamaja e saj ka dashur t’i dhurojë sa më shumë mbështetje këngëtares e cila ndodhet në një situatë jo fort të lehtë.

View this post on Instagram

A post shared by Antigone Ramosaj (@antigoneramosaj)