'Ndjen akoma për Borën?’ Ja çarë thotë Donaldi

Ditën e djeshme, futja e dronit brenda ambjenteve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri bëri që mes çiftit Donald-Beatrix të kishte një krisje.

Kjo për shak se brenda dronit ishte e shënuar data 9 Janar, që përkaësisht trgon ditëlindjen e moderatores Bora Zemani.

Një gjë të tillë Donaldi nuk e ka pritur aspak mirë, teksa është munduar që t’ja sqarojë  Beatrixsit të gjithë këtë situatë.

Por mesa duket ai nuk e ka lënë me aq bisedën për Borën.

Duke biseduar me moderatoren nga Kosova Egzona në dhomë e gjumit ai është shprehur:

Kur e ke në krah duhet ta kuptosh çfarë njeriu ke, jo kur largohet e se ke më. Duhet ta besosh kur e ke afër e t’i japësh të gjithë rëndësinë e duhur. Ta vlerësosh, ta bësh të ndjehet mirë.

E ndërkohë Egzona e ka pyetur: “A nuk je ndjerë i vlerësuar?”

Donaldi nuk i është përgjigjur për pak sekonda e më pas i ka thënë vetëm: “Cuq”.

Ai ka vazhduar më tej duke thënë:” Sido që të jetë për mua është e vështirë, pasi unë atë njeriun jashtë e respektoj. Mund të dal komplet njeri i shpifur ose kot, por e respektoj vërtet, thjesht gjërat që kam unë i dinë shumë pak veta.

Nuk ka pse dikush jashtë të ndjehet keq për këtë situatën. Unë jashtë isha.

Mua smë bëri Big Brother-i ky njeri që jam. Nuk dua të më vlerësojë njeri sa jam këtu brenda, unë jashtë isha. Vjen një moment që lodhesh”.

“E kisha lënë shumë veten pas dore, sepse sido që të jetë ti e ke dashur shumë edhe nuk e harron kupton?”, është shprehur Donaldi mjaft i prekur.