Konflikt i dhunshëm në Memaliaj, 63 vjeçari kërcënon me thikë bashkëfshatarin e tij

Një 63 vjeçar me inicialet. A.L është arrestuar nga policia ditën e sotme, pasi mësohet se gjatë një konflikti me bashkëfshatarin e tij, shtetasin H.M 66 vjeç, e ka kërcënuar këtë të fundit me një thikë.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa u sekuestrua edhe thika me të cilën 63 vjeçari kreu veprën penale.

Njoftimi i plotë i policisë:

Memaliaj

Kanosi me mjet të mprehtë (thikë), një shtetas, vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 63 vjeç, banues në Memaliaj, pasi dyshohet se pasditen e djeshme, në Memaliaj, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka kanosur me mjet të mprehtë (thikë), shtetasin H. M., 66 vjeç, banues në Memaliaj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. L. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.