Djokovic, gjyqtari australian anulon revokimin e vizës, por ja çfarë mund të ndodhë

Novak Djokovic tenisti serb, fitoi të paktën një fitore të përkohshme në përpjeken e tij për të qëndruar në Australi, pas gjyqtari vendosi ta lirojë atë nga paraburgimi.

Vendmi i cili miraton një marrëveshje mes dy palëve erdhi pesë ditë pasi Djokovic u ndalua në aeroport pas mbërritjes në një fluturim nga Dubai.

Vendimi sipas New York times nuk garanton se ai do të jetë në gjendje të luajë në Austarlian Open pasi sipas ligjit të emigracionit të Australisë, ministri ka kompetenca dhe liri të jashtëzakonshme për të anuluar vizat për çfarëdo arsye.

Sipas Guardian, arsyetimi për vendimin bazohej në faktin se qeveria nuk i dha Djokovic kohë të mjaftueshme për ta informuar atë pse i është anuluar viza.

Në disa raste, Djokovic ka deklaruar kundërshtimin e tij ndaj urdhrave të vaksinimit, duke thënë se vaksinimi është një vendim privat dhe personal. 

Megjithatë, deri javën e kaluar ai nuk kishte treguar nëse ishte vaksinuar. 

Në një seancë gjyqësore të shtunën, avokatët e Gjokoviç thanë se ylli i tenisit doli pozitiv për koronavirusin në mes të dhjetorit dhe se qeveria australiane kishte bërë një gabim në anulimin e vizës së tij për shkak të një kërkese për vaksinë.

Nëse kjo ndodh, ai mund të shkojë përsëri në gjykatë , pasi Gjokoviç do të përballet me një ndalim tre-vjeçar nga Australia nëse ministri vendos të anulojë vizën e tij.

Detajet e vendimit të gjykatës

1. Vendimi i qeverisë për të anuluar vizën e Gjokoviçit “shfuqizohet”

2. Qeveria do të paguajë shpenzimet ligjore të Gjokoviçit

3. Gjokoviç do të lirohet menjëherë nga paraburgimi. Një lirim i tillë duhet të ndodhë jo më vonë se 30 minuta brenda marrjes së këtij urdhri, "tha gjyqtari Anthony Kelly.

4.Pasaporta dhe sendet personale të Gjokoviqit do t'i kthehen menjëherë.