Pse hipe në shkallë te selia e PD? - Përgjigjja epike e Fatmir Merkoçit

Aktivisti i dhjetorit ‘90, njeriu që mori dy plumba në trup gjatë rrëzimit të bustit të Enverit, Fatmir Merkoçi u shoqërua nga policia pas protestës së demokratëve për lirimin e selisë.

Merkoçi hipi vetë në shkallë dhe i kërkoi Lulzim Bashës të dilte nga selia, por si përgjigje mori spraj djegës drejt fytyrës. Në polici ai është pyetur se pse e bëri një akt të tillë, kur me shkallën portative iu afrua zyrës së Bashës. Përgjigjja që Merkoçi i ka kthyer grupit hetimor është perlë.

Ja çfarë ndodhi në Komisariatin e Policisë:

- Zoti Fatmir Merkoci, jeni thirrur për të deponuar se çfarë donit në majë të shkallëve tek selia e PD-së?

- Zoti hetues, keni parasysh kur digjen llampat dhe perdoren shkallët për t'i ndërruar meqenëse janë lart?

- Ç'lidhje ka kjo?

- Unë u ngjita me shkallë të ndërroj kryetarin që rrinte në kat të dytë, se është djegur!