Demokrati i lënduar barbarisht nga mercenarët e Bashës: O popull, largoni komunizmin nga Shqipëria

Demokratët të cilët u sulmuan barbarisht nga zyra e Lulzim Bashës ishin të shumtë edhe pse protesta ishte paqësore, kishte për qëllim vetëm hapjen e dyerve të blinduara.

Ata u sulmuan me gurë dhe me mjete të tjera nga persona të maskuar nga ballkoni i Bashës.

'Nga zyra e Lulzim Bashës kanë gjuajtur me gur protestuesin paqësor. Kjo është fytyra e Lulzim Pengut', u shpreh Berisha ditën e djeshme.

Ish-Kryministri Sali Berisha e ka denoncuar këtë akt.

Një ndër demokratët e lënduar ishte dhe personi që shfaqet në video. Ai u dhunua barbarisht nga truproja i Bashës, Astrit Gosturani dhe 4 mercenarë të tjerë.

Ai doli para të gjithë protestuesve i përlotur nga ku iu bëri një thirrje. 'O popull largoni komunizmin nga Shqipëria'.

Berisha kërkoi që protestuesi të dërgohej në spital menjëherë, për shkak të plagës që kishte marrë në kokë./ Aleksandra Abeshi