Na duhen vlerat në politikë, nuk mjafton të jesh i ri

Nga Erges Eskiu

Pedagog në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë

Na duhen vlerat në politikë, nuk mjafton të jesh i ri.

Shoqëria shqiptare e lodhur prej iluzionit që përjetoi për të kaluar nga diktatura në demokraci pas 31 vjetësh përpjekje nuk ia ka dalë ende të largojë mendësinë autoritariste dhe farën komuniste prej politikës shqiptare dhe funksioneve vendimmarrëse.

31 vjet më pas ne shohin sërish që pushtetin e kanë komunistët, më të fuqishëm ekonomikisht se 31 vite më parë.

Në këtë pikë shqiptarët kërkojnë të rinj në politikë si për të treguar se kjo klasë politike ose njerëzit që kanë gjatë në politikë duhet të largohen e të vijnë të rinj.

Pikërisht këtu ekziston një keqkuptim i vogël, një mit të cilin dua ta sqaroj edhe njëherë!

Miq, na duhen vlera në politikë, jo thjesht të rinj e të reja.

Kur shikoni Ervin Salianjin të dalë me shkop bejsbolli në dorë për të sulmuar ju duhet të bëni pyetje…

-Çfarë përfaqëson një njeri i tillë?

-Pse me shkop në dorë?

-A janë të shëndetshëm psikologjikisht këta njerëz të cilët marrin shkopin në dorë për të gjakosur e dëmtuar rëndë njerëzit?

-Pse këta e përjetojnë daljen nga godina si humbje pushteti dhe nuk pranojnë verdiktin e anëtarësisë e të hyjnë në garë?

-Çfarë e shtyn një të ri të konfliktohet pa qenë nevoja me njerëzit sepse mund të largohej nga godina ose të mos shkonte fare dhe në godinë?

-Kujt i tregon presion një i ri buzëqumësht që del me shkop bejsbolli në dorë?

Të shohësh Ervin Salianjin me shkop bejsbolli kundër demokratëve është si të shohësh Armando Prengën duke dhunuar deputetin e PD me rripin e pantallonave në sallën e parlamentit.

Të rinj me këtë mendësi kriminale nuk janë vlera dhe as meritojnë të jenë apo të hyjnë në politikë sepse nuk i sjellin asnj ndryshim politikës përveç ndryshimit të emrave.

Të rinj në politik kemi par edhe Erion Veliajn, Elisa Spiropalin, Saimir Tahirin, Arbian Maznikun që njësoj na thonë se i riu në politikë mund të jetë më i keq se i vjetri në politikë.

Na duhen vlera në politik, miq!

Na duhen njerëz të shëndetshëm psikologjkisht, njerëz me integritet moral e profesional, jo kontingjent kriminal që duke marrë shembullin e regjimit bëhen po aq ose më të dhunshëm se regjimi.

Na duhet një bashkëpunimin vlerash të njerëzve me eksperiencë të gjatë politike dhe energjisë rinore, për të ndërtuar shtetin dhe demokracinë në vend.