Janë sërish bashkë?! 10 muaj pas ndarjes, reperi i famshëm dhe aktorja kapen ‘mat’
Ylli i “Pretty Little Liars” dhe ishi i saj reper G-Eazy, ndezën akoma më shumë thashethemet dhe dyshimet e një pajtimi apo ribashkimi të mundshëm, pasi duket se u afruan së bashku gjatë një nate në “West Hollywood”.
Ashley Benson dhe G-Eazy bënë shumë bujë pasi u panë së bashku për herë të dytë gjatë dy javëve, pas ndarjes së tyre plot 10 muaj më parë.
Aktorja e “Pretty Little Liars” dhe reperi, të dy 32 vjeç, mesa duket kanë shijuar një natë në “West Hollywood”.