VIDEO/ Deputetja e Bashës: Ata që ishin në protestë u sollën si shpellarë

Faqja “Familja blu demokratë” ka shpërndarë intervistën e shkrimtares Flutura Açka, e cila quan protestuesit në krah të Sali Berishës si “shpellarë”.

Kjo faqe shkruan se Flutura Açka është duke përdorur të njëjtin fjalor që përdor Rama, Veliaj, Braçe, Balla etj.

Faqja “Familja blu demokratë” shprehet se zonjës Açka duhet t’i vijë turp që përdor këtë fjalor.

Postimi i faqes “Familja blu demokratë”:

Njesoj si Rama,Veliaj,Braçe,Balla etj..edhe shkrimtarja jone Flutura,i quan Demomratet e dhunuar para shpis tyre "si Shpellare"

Turp t'ju vij qe ofendoni demokratet zonj Flutura Açka ,ne ju kemi mbeshtet, votuar, suportuar,shperndare,dhe ber jehone ne kte faqe çdo ze tendin,poezi,status,apo çdo publikim, e çfardo tjeter tenden.Çdo te mundur qe t'ju dergojme ne Parlament ...Ne gjith,un me kte faqe, pa patur problem fare nga jeni ju,dhe pse un me plot krenari e nder e them, se jam nga Alpet krenare (ose shpellar per ju) .