E mërzitur nga nominimi i DJ Dagz, Beatrix Ramosaj merr vendimin e papritur

Në spektaklin e ditës së djeshme në nominim për t’u larguar në javën që vjen dolën: Ilir Shaqiri, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz.

Këta të fundit duket se u penalizuan dhe u zgjodhën nga banorët e rinj për shkak se i kushtuan më shumë rëndësi njëri-tjetrit duke qenë se filluan një romancë dashurie.

 

Sidoqoftë, përzgjedhja e DJ Dagz e ka mërzitur banoren e “Big Brother VIP”, Beatrix Ramosajn, me të cilën ruante raporte të mira.

Në një video të fundit të shpërndarë në rrjete sociale, Beatrix shfaqet pranë Donaldit e duke thënë se do të dalë nëse largohet DJ nga Kosova.

 

“Pasha këtë natë, dal me ty javën tjetër”, u shpreh Ramosaj ndërkohë që u largua nga dhoma ku po qëndronin së bashku.