'Pakica e Bashës nën kontrollin total të Ramës'/ Agron Shehaj: Pse ky nuk është fundi i opozitës

Deputeti i PD, Agron Shehaj shprehet se pakica që mbështet Lulzim Bashën kontrollohet nga Edi Rama. 

Shehaj hedh poshtë zërat që thonë se ky është fundi i opozitës. 

Sipas tij, anëtarët e PD nuk do të dorëzohen përballë padrejtësive dhe korrupsionit. 

Koha është, thotë Shehaj, të ndërtohet një alternativë dhe opozitë e vërtetë, ndryshe nga Rama dhe kukulla e tij, siç shprehet ai. 

Postimi
Pakicën e Bashës tashmë e kontrollon plotësisht Edi Rama. Për disa, ky është fundi i opozitës, por kjo nuk është e vërtetë.

PD-ja nuk është as vula, as godina e kyçur dhe as karrigia e kryetarit. Partia Demokratike janë qytetarët e zakonshëm të këtij vendi, anëtare dhe votues, që nuk dorëzohen përballë padrejtësive dhe korrupsionit, që besojnë në lirinë dhe demokracinë që me aq mund e sollën vetë dikur.

Tashmë gjërat janë të qarta: Demokratët dhe të gjithë, tani dallojnë mirë nga një anë opozitën-fasadë dhe njerëzit e përdorur nga Rama dhe nga ana tjetër, opozitën e vërtetë dhe opozitarët që nuk shiten.

Tani, ne duhet të ndërtojmë një alternativë dhe opozitë të vërtetë, ndryshe nga Rama dhe kukulla e tij. Duhet dhe do t’ia dalim!