Serie A/ Napoli dhe Atalanta nuk i ndahen kreut

Napoli dhe Atalanta kanë arritur të marrin tre pikët në garën për titull në Serinë A.

Ekipi i Spaletit u mjaftua me një fitore minimale, ndërsa Atalanta dhuroi spektakël në Udine.

Napoli arriti të kthehet te tre pikët pas dy ndeshjesh pa fitore në kampionat.

Goli i Petanjës i dha mundësi Napolit të qëndrojë në vend të tretë dhe vetëm 5 pikë larg Milanit të vendit të parë.

Ndërkohë Atalanta i dha Udineses një leksion futbolli në fushën e tyre.

Djemtë e Gasperinit triumfuan me rezultatin tenistik 2-6, duke ruajtur pozitat në vendin e katërt në renditje, por me një ndeshje më pak.

Për fatin e keq Gjimshiti devijoi një goditje në kufijtë e zonës për ta dërguar topin në rrjetën e tij.