Milot Rashica shënon golin e parë në karrierë për Norwichin

Milot Rashica ka shënuar golin e parë në karrierë për klubin e tij të ri, Norwich City, pas 14 paraqitjeve.

Sulmuesi i Kosovës shënoi kundër Charltonit, në një ndeshje të rrethit të tretë në FA Cup, duke i dhënë Norwichit avantazhin 1-0 në minutën e 80-të.

Rashica e futi topin në portën e boshatisur nga fare afër saj, pasi u shërbye nga sulmuesi Pukki.