Mirditorët në protestë për degradimin e rrugës, banorët e bllokojnë në shenjë të revoltës

Banorët e njësisë administrative Kaçinar në Lezhë, këtë të diel kanë protestuar dhe bllokuar rrugën në shenjë revolte për mungesën e investimeve në zonë. Janë 7 fshatra të kësaj njësie, të cilat vuajnë mungesën e rrugve dhe investimeve në arsim dhe shëndetsi. Banorët kanë akuzuar bashkinë për indiferencë dhe mungesë investimesh

NGA SYRI TV

Në shenjë revolte banorët bllokuan rrugën për disa minuta, ku  kërkuan ndërhyrje për rehabilitimin e aksit që thonë se është kthyer në një gangrenë dhe u vështirëson jetën.

Mirditorët kanë akuzuar direkt kryebashkiakun Ndrec Deda për mungese të investimeve dhe lenien në harrëse të këtyrë zonave, çka ka detyruar që banorët të largohen prej atje.

Si pasoje e degradimit total të rrrugës në të shumten e rasteve banorët mbesin të izoluar sidomos gjatë stinës së dimrit. Protestat e banorëve për mungesën e investimeve  kanë qenë të vazhdueshme por reagimi institucional ka munguar.