Ja me kë e ka kaluar Sarah natën e parë pas daljes nga ‘BBV’

Blogerja Sarah Berisha, ish-banore e “Big Brother Vip”,  foli hapur për eksperiencën e saj në shtëpi.

Sarah ka folur për marrëdhënien me Dj PM.

 

Ajo ka treguar se Pajtimi i ka ndryshuar komplet rrugëtimin e saj,  ndërkohë, ajo u pyet se me kë e ka kaluar natën e parë pas daljes nga “BBV”.

“Ku e ke kaluar natën e parë pas daljes nga “Big Brother”?

 

 “Natën e parë e kam takuar PM-in në studio dhe jemi ndarë te parkimi, më pas kam shkuar në shtëpi dhe kam qëndruar me familjen time e kam fjetur me motrën time në krevat”- u shpreh ajo.

“Po natën e dytë?”

 

“Natën e dytë u mblodhëm të gjithë në një darkë.

Pyetja tjetër?”, u përgjigj Sarah duke ngjallur dyshime se edhe natën e dytë e ka kaluar me PM.