FOTOLAJM/ Basha blindon sërish derën e selisë së PD

Një ditë pasi u hapën nga protestuesit, Lulzim Basha ka rivendosur sërish dyert e blinduara në selinë e PD.

Foto që shihni është publikuar nga ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Indrit Hoxha dhe i përket ditës së sotme, në momentin kur mbërriti te selia e PD Komisioni i Rithemelimit dhe lideri historik, Sali Berisha. 

Dera e katit të parë që të çon për te shkallët e katit të dytë, është mbyllur sërish me portë të blinduar. 

Burime për Syrin thonë se kjo hyrje është fortifikuar me urgjencë gjatë natës, pasi Basha i druhej futjes së anëtarëve të PD gjatë kësaj të diele.