VIDEO e barbarisë/ Mercenarët e Bashës sulmuan të riun me shufër hekuri, i shpoi dorën tej për tej

SYRI siguron të tjera pamje tronditëse nga dhuna që ushtruan dje mercenarët e deputetit Lulzim Basha ndaj anëtarëve të PD. 

Këtij të riu që shihni në video, i kanë gjuajtur me hekur si shtizë të fortët e Bashës.

Shufra e ka goditur në dorë dhe i ka dalë tej për tej, duke i shkaktuar një plagë më të madhe se plumbi. 

Për fat të mirë, shufra e hekurit e ka prekur të riun te dora, ajo e djathtë, pasi në çdo pjesë tjetër të trupit mund të rezultonte fatale për të.

Siç tregon edhe vetë protestuesi, ai ka plagë edhe në qafë të shkaktuara nga goditjet dhe sendet e forta që hidheshin nga kati i dytë në drejtim të protestuesve.