VIDEO-SYRI TV/ Rama justifikon gazin e dhunën: Njerëzit e Bashës përdorën fikse zjarri

Edi Rama ka qenë sot unison me Lulzim Bashën duke mohuar dhunën dhe gazin lotsjellës të përdorur nga mercenarët e Bashës ndaj demokratëve. Rama justifikoi ndërhyrjen e policisë, ndërsa gazin lotsjellës arriti ta identifikonte para laboratorit të kriminalistikës, duke pohuar se nuk ishte i tillë, por fikse zjarri. E si Basha, për Ramën problemi ishin demokratët që hapën dyert e blinduara.

Nga SYRI TV

Një ditë pasi përdori Policinë për të dhunuar demokratët sëbashku me mercenarët e Lulzim Bashës, kryeministri Edi Rama ka dal në një komunikim në rrjetet sociale, të cilin e quajti bashkëbisedim me demokratët.

Kryeministri Rama u kujdes gjatë fjalës së tij që të justifikonte ndërhyrjen e Policisë, që sipas tij erdhi pas përplasjes së dhunshme. Edhe pse evidentoi faktin që deri në momentin që demokratët hapën dyert e selisë  dhe morën godinën, nuk bën asnjë akt dhune veç se hapën dyert, Rama u kujdes të theksonte se do të kishte gjakderdhje nëse nuk do të ishte ndërhyrë.

Por edhe pse kryeministri u shpreh se nuk kishte njoftim nga Lulzim Basha, provat tregojnë krejt të kundërtën. Pasi Lulzim Basha nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tij shpërndau një njoftim për mediat ku kërkonte edhe publikisht ndërhyrjen e Policisë.

E në një kohë rekord, brenda 4 minutave, Policia e Shtetit me një njoftim të gatshëm, e të parapërgatitur konfirmoi kërkesën e Bashës, e u vu në zbatim skenari I parapërgatitur. Por kryeministri nuk u mjaftua me kaq, siç Lulzim Basha dje, edhe Rama i diktoi Policisë dhe prokurorisë se nuk kishte gaz lotsjellës e dhunë nga mercenarët, duke u shprehur se ata përdorën fikse zjarri, duke mohuar pamjet që u panë qartë në kohë reale ku persona të maskuar përdornin gaz lotsjellës e sprai.

Në të gjithë fjalën e tij, Rama evidetoi se problemi ishin protestuesit, duke i cilësuar të dhunshëm, edhe pse sot referuar të dhënave të policisë, nuk ka asnjë polic apo mbështetës të Bashës të lënduar, por vetëm protestues, të cilët u arrestuan edhe pse ishin në shtratin e spitalit.