Shoqëruesi i Berishës publikon foton prekëse/ PD është simboli i lirisë…

Shoqëruesi i liderit historik të PD Sali Berisha ka publikuar një foto në Facebook-un e tij që ka lidhje me protesten e djeshme në selinë e PD.

Fotoja ka simbolin e PD të shkruar nga ndonjë protestues në njëren nga dyert e PD. Ajo duket se është shkruar me gjakun e protestuesit pas dhunës dhe sulmit të mercenarëve të Bashës.

Foto është publikuar sot nga shoqëruesi i Berishës, Ervis Tusha. Ai e shoqëron foton simbolike me një tekt të shkurtër, se “PD është simboli i lirisë dhe jo i gjakderdhjes”.

Edhe këtu diferenca mes shoqëruesve te Berishës dhe Bashës është e dukshme. Këta të dytët dhunuan barbarisht anëtarët e PD dje, pamje të cilat Syri i ka transmetuar në kohë reale.