Tifozët e Everton kërkojnë sërish largimin e Benitez

Tifozët e Everton vazhdojnë të kërkojnë publikisht largimin e Rafa Benitez nga klubi dhe tani e kanë deklaruar publikisht në ndeshjen kundër Hull-it në FA Cup (2-3). Pas pankartës ku i thonin se 'e dinin se ku jetonte' në ndeshjen e ndeshje ata shfaqën një tjetër banderolë ku i kërkonin largimin nga klubi.

Megjithatë, eksperti spanjoll thotë se nuk është shumë i shqetësuar për provokime të tilla.

“Siç e kam thënë edhe më parë, problemet që tifozët po përpiqen të zgjidhin kanë qenë para se të vij unë. Nuk është se nuk kemi pasur probleme të ndryshme në tre muajt e fundit, kam përvojë dhe e di se çfarë na duhet dhe do bëj më të mirën që tifozët të më kuptojnë dhe të mbështes lojtarët. Gjëja kryesore është të mbështes ekipin. Nëse ata nuk e kuptojnë, atëherë varet nga ata. Unë do të vazhdoj të bëj më të mirën time, të jem profesionist dhe të sigurt se mund të përmirësojmë atë që varet nga ne”, tha Benitez.