Milan triumfon ndaj Venezias dhe kap kreun e Serisë A

Skuadra e Milanit triumfoi me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Venecias në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Serisë A italiane, që i dha kuqezinjve të paktën për pak kohë vendin e parë.

Leao dhe Ibrahimovic u siguruan që Milani të mos kishte ndonjë problem të madh në këtë ndeshje, duke kaluar në avantazh ekipin e tyre minutën e dytë. Leao depërtoi në krahun e majtë, e hodhi topin në zonë në vendin e duhur, ku ishte Ibrahimovic, i cili nuk e pati të vështirë të shënonte gol nga vetëm pak metra.

Ky ishte goli i tij i tetë sezonal për sulmuesin suedez me fanellën e Milanit. Milani e zgjidhi çështjen e fituesit në pjesën e dytë, në vetëm dhjetë minuta. Fillimisht, Leao dhuroi asistimin e dytë, këtë herë për Hernandez, i cili shënoi për 2-0 në minutën e 48-të dhe i njëjti lojtar shënoi me penallti në minutën e 59-të, duke siguruar tre pikët për ekipin e tij.

Me këtë fitore, Milani ka arritur në 48 pikë, dy më shumë se Interi, i cili ka dy ndeshje më pak. Zikaltërit  do të luajnë sonte në shtëpi kundër Lazios.