Jul Deda: Lul rrena me lëtyrat që i shkojnë pas lanë me gjak godinën e SHQUP-it

Aktori Julian Deda ka deklaruar se në protestën e një dite më parë, selia e Partisë Demokratike është larë me gjak demokratësh nga kryetari i shkarkuar Lulzim Basha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Deda shkruan se duket se godina e SHQUP-it është e destinuar të mos bëjë hajër dhe se Basha dhe lëtyrat që i shkojnë nga pasi e shkretuan dhe i vunë hekurat e lanë dhe me gjak demokratësh.

“Përfundimisht, godina e SHQUP-it është e nëmur, është e destinuar të mos bëjë hajër. Lul rrena bashkë me lëtyrat që i shkojnë pas bythe, që për fat të keq i kemi edhe në parlament, pasi e shkretuan, i vun hekurat duke e blinduar në të katër anët, në fund e lanë edhe me gjak demokratësh. Turp të keni, nga i pari deri tek i fundit”, shkruan Julian Deda.