Statistikat e bëjnë futbollin më të bukur, këtë e vërteton edhe Dani Alves

Dani Alves nuk ndryshon kurrë dhe këtë e ka dëshmuar edhe në ndeshjen kundër Granadas, sfidë e cila është luajtur ditën e djeshme, ku braziliani ishte protagonist me asistin e dhënë për Luuk De Jong.

Kjo ishte ndeshja e parë e Alves në La Liga pas rikthimit të tij në “Camp Nou”, ku arriti të lërë gjurmë duke “shënuar” kështu edhe një statistikë interesante.

36-vjeçari luajti ndeshjen e fundit me Barcelonën më 14 maj 2016 dhe ishte pikërisht kundër Granadas dhe kishte dhënë edhe asistin e fundit me fanellën e katalanasve.

Fati e vendosi Alves përsëri kundër Granadas në rikthimin e tij në La Liga dhe si për çudi ka dhënë edhe asist për holandezin De Jong gjatë ndeshjes së mbrëmshme i cili shënoi dhe golin e epërsisë për blaugranat.

Një statistikë interesante kjo për brazilianin i cili duket se nuk ka “harruar” aspak zakonin e tij si katalanas.