Burime për SYRI-n: Mercenarët e Bashës ndodhen ende në selinë e PD, policia show me ndalimet

Lulzim Basha ka qenë deri sot në mëngjes në seli bashkë me Gaz Bardhin.

Burime për SYRI-n thonë se Basha dhe Bardhi kanë qëndruar për të mbrojtur mercenarët që kanë mbledhur aty.

Policia ka bërë thjesht show me gjoja kontrollin dhe ndalimet brenda selisë.

Qëllimisht duke aktruar, Gaz Bardhi doli para kamerave gjoja duke protestuar se janë ndaluar anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe shpalli se policia i kishte kontrolluar gjithë ambientet dhe personat që ishin në seli.

Nëse janë ndaluar vërtetë Fatmir Guda e Sokrat Turtulli, kjo është bërë qëllimisht për të mbuluar mercenarët nga të cilët nuk është prekur askush megjithëse dihet që ka të armatosur aty.

Për ta bërë më të kuptueshëm skenarin Rama-Basha-Polici, mjafton të sjellim në vëmendje atë që raportoi Gazetari i News 24 (tani tërësisht në shërbim të Lulit) teksa tregoi sot në mëngjes pamje nga kati i parë i selisë, por kur gazetarja në studio i kërkoi të ngjitej në katin e dytë tha se deri aty i kanë dhënë leje, më lart nuk i lejohej.

Burime për SYRI-n pohojnë se lart asnjë nga mercenarët që kanë qenë në seli, përfshi ata që ne i njohim mirë, nuk ka dalë mbrëmë nga selia.

Mbase kjo duhet denoncuar si pjesë e bashkëpunimit të Ramës me Bashën; pra fakti që Prokuroria dhe policia i krijojnë alibi Bashës për mercenarët që ushtruan dhunë nga brenda selisë pasi gjoja u kontrollua selia dhe personat brenda e më ‘të rrezikshmit’ dolën Fatmir Guda e Sokrat Turtulli…