41 vjeçarja amerikane fut të birin në bagazhin e makinës, pretendon se po e mbronte nga Covid
Një mësuese u arrestua të shtunën pasi u akuzua se mbylli djalin e saj 13 vjeç në bagazhin e automjetit të saj në lëvizje këtë javë në një vend testimi për COVID-19 sepse ajo nuk donte të ekspozohej ndaj tij.
Drejtoria e shkollës konfirmoi të premten se mësuesja, 41-vjeçarja Sarah Beam, ishte arrestuar.
Zv/sherifi i Njësisë së Policisë u përpoqën të arrestonin Beam në shtëpinë e saj në fshatin Jersey të premten mbrëma, por ata u larguan nga shtëpia pa marrë njeri me vete.
Ngjarja ka ndodhur në Teksas, ku Sarah Beam 41 vjeçe e ka futur djalin e saj 13 vjeç në bagazhin e makinës.
41 vjeçarja ka rënë në prangat e policisë nën akuzën e vënies në rrezik të jetës së djalit të saj.
E ëma e tij ka deklaruar se e kishte futur në bagazh, me qëllim që të mos infektohet edhe ajo ndërsa e dërgonte për trajtim.