Vetëm dy raste me Omicron, por Kina fillon testimin masiv

Testimi masiv për koronavirusin ka filluar në qytetin port kinez të Tianjin pasi 20 fëmijë dhe të rritur rezultuan pozitivë, nga të cilët të paktën dy ishin me omicron.

Pesëmbëdhjetë nxënës të moshës tetë deri në 13 vjeç, mësuesit dhe prindërit e tyre, u infektuan.

Testimi masiv do të përfundojë brenda dy ditësh.

Kina ka forcuar në mënyrë drastike kontrollet dhe masat sanitare për shkak të Lojërave Olimpike Dimërore, të cilat duhet të nisin më 4 shkurt në Pekin, i cili ndodhet rreth 115 kilometra nga Tianjin.

Qytetet milionshe të Xi'an dhe Yizhou janë nën izolim të ashpër pas shpërthimit.