Protesta te selia e PD, policia ndalon më shumë se 60 demokratë
Ka shkuar në 60 numri i demokrateve të shoqëruar në polici pas protestës në selinë blu.
Pas protestës së djeshme, në të gjitha komisariatet e kryeqytetit janë shoqëruar në total një numër prej 60 qytetarësh nga të cilët:
28 persona në Komisariatin nr.1,
15 persona në Komisariatin nr.2,
8 persona në Komisariatin nr.3,
5 persona në Komisariatin nr.5,
3 persona në Komisariatin nr.6
1 person në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Të dhënat i referohen kohës së kryerjes së inspektimeve dhe situata vijon të jetë në dinamikë pasi priten shoqërime të tjera.