Lulzim Basha dhe fundi i tij në bunker..!

Gjithmonë njeriun e fascinojnë njerëzit që evoluojnë.

Në këtë rrëfim inteligjenca dhe etika e njeriut të madh sigurisht se vijnë në shprehje. Edhe nëse duket që rrëzohet për toke ringritet edhe më fuqishëm. Kjo është para së gjithash dhunti e njerëzve të fuqishëm.

I tillë është Sali Berisha lideri historik i shqiptarëve.

Bakteriet e Ramës dhe Bashës janë shumë të vogla për ta mposhtur Salihun e madh. Me Sali Berishën duetit famëkeq Rama –Basha, po ju dalin llogaritë gabim. Masa e të keqes e mbushur më mllef ndaj Berishës, do të tretet një ditë si fluskë sapuni në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë.

Që shumë vite janë duke ushtruar dhunë mbi shqiptarët duke i detyruar ata të largohen masivisht nga Shqipëria. Nëse globin e ka përfshirë virusi, Shqipërinë e ka kapluar virusi edhe me keq nga dueti politik Rama-Basha.

Është ngujuar në selinë e PD-së si diktatori Çaushesku në Rumani, e dihet çfarë ishte fati i tij. Është diçka që vjen nga Zoti, se atë i cili nuk është më popull dhe për popull, herët a vonë e pret dënimi.

Një dënim po e pret edhe Lulzim Bashën. Kur të dalë nga bira, do të duket si Sadam Hyseni, kur doli nga zgafella ku ishte mbyllur. Këtij syleshi politik nuk po i bën punë antibiotiku. Druaj shumë se tash kur po i rrëshqet dheu nën këmbë, e fiton ndonjë sëmundje vdekjeprurëse. 

Në protestën e Sali Berishës, Basha dukej si njeri u humbur, si një i mbytur në fashizëm. Fashizmi është orgji vetëvrasëse. Fashizmi është koha kur bien maskat. Lulë Bravës si po i thotë Berisha, i ranë përfundimisht maskat më protestën paqësore, të cilën Basha dhe Rama e shndërruan në karneval dhune. Fashizmi është kur njerëzit pa turpësisht kënaqën me fëlliqësirat e tyre.

Sot Rama e Lulzim Brava shpërthyen nga urrejtje në protestën për tu liruar përfundimisht nga prangat e robërisë fashiste. Kjo proteste e opozitës dhe vazhdimi tyre sic paralajmëroi ish kryeministri  Berisha, do të shembin pushtetin e totalitarizmit. Do të shembin pushtetin, i cili ka legalizuar dhunën. Nuk do të kalon më dhuna ndaj shumicës.

Anarkisë në Shqipëri do t'i vjen fundi. Berisha sikur që e ka rrëzuar një herë regjimin enverist, do të rrëzojë edhe këtë regjim të keq të Edi Ramës dhe ndihmësit Lulzim Basha. Diçka që është edhe me madhore në gjithë këtë punë, është se përfundimisht nuk do të lejohet tregtia me tokat shqiptare ne veri të Kosovës dhe kudo tjetër në trojet etnike.

Fashizmi i dorës së fortë, fashizmi që i rrëzon ligjet e një shteti, nuk e ka jetëgjatësinë. Secili fashizëm i ka marionetat. Secili fashizëm ka qeveri kukull. Nuk ka mundësi njeriu të jetë ish-fashist, sikur nuk ka mundësi që dikush te mbetet ish- vrasës!

Fashistët dhe vrasësit shkojnë së bashku, se janë orgji vrastare. Nuk ka gjë më tragjike se kur dikush gjithmonë mbetet duke bërë zullum dhe më vdekjen e tij kërkon mëshirë nga Zoti! Basha mirë është duke e luajtur rolin e klounit. Ai sot ishte më i vetmuar se kurrë më parë.

Me të kanë mbetur vetëm ndonjë mendjelehtë, ndonjë ideolog më biografi të errët dhe ndonjë pijanec duke mbajtur armën në dorë! Nga Basha kanë hequr dorë të gjithë ata të cilët e duan PD dhe Shqipërinë, ata që e duan lirinë dhe prosperitetin. Basha është ende në parlament dhe ne medie për t'i zbavitë gjysmë të diturit dhe plehrat. Basha është vetëm një karikaturë politike...!

/Botuar në BotaSot