Cannavaro kandidat kryesor për të marrë drejtimin e Polonisë, rivalizon me shokun e tij

Trajneri italian Fabio Cannavaro është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e kombëtares polake të futbollit, raporton Sky Italia.

Cannavaro pritet të ulet në stolin e Polonisë pasi Paulo Sousa vendosi të largohej për të marrë drejtimin e Flamengos.

Souza udhëhoqi Poloninë në 15 ndeshje dhe arriti gjashtë fitore, pësoi katër humbje dhe regjistroi pesë barazime.

Ish-lojtari i kombëtares italiane dhe fituesi i Topit të Artë dhe Botërorit është takuar tashmë me drejtuesit e Federatës Polake të Futbollit dhe negociatat po ecin mirë.

Cannavaro së shpejti duhet të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare dhe të bëhet trajner i Robert Lewandowski.

Mediat italiane raportuan se mes kandidatëve për marrë drejtimin e Polonisë është edhe ish-trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo.

Kujtojmë që Polonia tashmë pret të luaj në Kupën e Botës në muajin mars dhe rivali i saj është Rusia.