Sulmoi SYRI-n, Koka i mbyll gojën: Po kjo që del nga bunkeri jot o Gaz Bardhi çfarë është, o gënjeshtar

Drejtuesi i SYRI Tv Bledian Koka ka reaguar pas sulmit të përsëritur të Gazment Bardhit në drejtim të këtij televizioni.

‘Ti ke mësuar të flasësh tek Syri TV, por të gënjesh sigurisht të ka mësuar Lul Basha’, shkruan Koka në Facebook.

Gazetari Koka ka postuar foto dhe video ku dallohet qartë se demokratët janë sulmuar nga brenda selisë me gaz lotësjellës dhe me mjete të forta.

Postimi i plotë i Bledian Kokës:

O Gaz Bardhi

Ti ke mesuar te flasesh tek Syri TV, por te genjesh sigurisht te ka mesuar Lul Basha. Ke 3 muaj qe hedh vrer ndaj medias qe te ka mbrojtur edhe kur je perfshire direkt ne ngjarjen qe i kushtoi jeten nje njeriu ndersa nje tjeter e more ne qafe duke e mbyllur ne burg vetem e vetem qe ti te beheshe deputet. Sot del e thua paturpesisht se nuk eshte hedhur gazlotsjelles nga PD dhe akuzon Syrin per mashtrim...

p.s...po kjo qe del nga bunkeri jot o Gaz Bardhi ca eshte, o genjeshtar!