Sekuestrohen armë në Peqin, dyshohet se janë përdorur për ngjarje kriminale

Mbrëmjen e sotme janë sekuestruar nga policia 3 armë, dy pistoleta dhe një kallashnikov në Peqin.

Sipas policisë, armët e sekuestruara dyshohet të jenë përdorur në një ngjarje kriminale që ka ndodhur ne aksin Elbasan-Rrogozhinë.

Deri më tani nuk ka detaje të tjera se për çfarë ngjarje bëhet fjalë.