Flet drejtuesi i qeverisjes më të korruptuar në botë/ Rama: Hajdeni t’i japim fund pluralizmit

Kryeministri Edi Rama, drejtuesi i një prej dy qeverive më të korruptuara në botë sipas institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare, ndërhyri disa herë për situatën e krijuar në PD.

Njeriu, i akuzuar për manipulim industrial të zgjedhjeve, bëri edhe një koment të fundit.

Ashtu siç është akuzuar nga opozita e Sali Berishës, se ai është fajtor për zhdukjen e pluralizmit, Rama bëri thirrje që demokratët t’i bashkohen atij.

Në këtë mënyrë atij po i flet subkoshienca, e cila kërkon që në vend të mos ketë më asnjë opozitë ndaj tij.

“Epo pikë e zezë, ai punon për Ramën, thotë njëri, ai bën punën e Ramës thotë tjetri...

Besomëni, kur i shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t'u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt:

Ejani t'i japim ç'mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!

Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët kur i sheh se çfarë marrëzish bëjnë e thonë të kujtojnë, që të dy, fjalët e Xhokerit, "Skam asgjë për të humbur. Asgjë s'më dhemb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi"...

Varuni more teneqet që të dyve këtyre”, shkruan Rama.