Banditët e Bashës dhunojnë demokratin Agron Myrtaj përfaqësues i një prej familjeve më të djathta të Sarandës

Një tjetër demokrat, Agron Myrtaj nga Saranda është dhunuar shatazarisht nga mercenarët dhe banditët e Lulzim Bashës gjatë protestës së sotme në selinë e PD-së.

Nga fotot e mbërritura në redaksinë e SYRI-t dallohet se si është çarë pjesa e sipërme e kokës, ku dyshohet nga copat e xhamave që janë hedhur nga banditët në drejtim të protestuesve nga brenda selisë.

Kujtojmë për publikun se fisi i Agron Myrtajt është fisi me më influencë i PD në Sarandë dhe Gjirokastër.