I qeshur dhe i lumtur, deputeti i Bashës falenderon policët për dhunën mbi demokratët

Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ferdinand Xhaferri ka falenderuar policët pas gazit dhe dhunës që këta ushtruan mbi demokratët.

Policia i erdhi në ndihmë Bashës pasi ky i fundit bashkë me një grup deputetësh i bënë kërkesë për të hyrë në seli, me argumentin se ‘po u rrezikohej jeta’.

Mësohet se pjesë e firmëtarëve për këtë kërkesë ndaj policisë ishte edhe deputeti Ferdinand Xhaferri.