Rikthimi i bujshëm i Eriksen në Angli?

Futbollisti danez Christian Eriksen dhe Tottenham mund të bashkëpunojnë sërish me njëri-tjetrin dhe këtë informacion e japin mediat angleze, të cilat theksojnë se trajneri Antonio Conte i ka hapur derën që ish-lojtari i Interit të kthehet në klub nëse dëshiron të vazhdojë të luajë futboll.

Eriksen u detyrua të largohej nga Interi sepse ligji në Itali nuk i lejon lojtarët të luajnë me defibrilator dhe si klubi i radhës i mundshëm përmendej edhe Ajax.