Adoleshentja ikën nga shtëpia, policia: Është larguar me dëshirë

Një 16-vjeçare në Fier është larguar nga banesa e saj.

Shqetësimi është ngritur pas denoncimit të bërë në komisariatin e Fierit nga qytetari me inicialet D. B., i cili tha se mbesa e tij 16-vjeçare është larguar nga shtëpia.

Por policia thotë se nga verifikimit e kryera rezulton se 16-vjeçarja është larguar me dëshirën e saj.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e saj dhe për sqarimin e plotë të ngjarjes.