U dhunua barbarisht nga mercenarët e Bashës, kryetari i grupseksionit të PD: Po protestonim paqësisht

Alban Hoxha, kryetar i grupseksionit 8 të PD në 'Misto Mame' është dhunuar barbarisht sot nga mercenarët e Lulzim Bashës te selia e PD.

Pasi mori ndihmë mjekësore për plakët e shkaktuara në fytyrë dhe kokë, Hoxha tha se po protestonin paqësisht kur u goditën nga njerëzit e Bashës. 

Në ndihmë të Bashës mbërritën edhe forcat e policisë të cilët hodhën gaz lotsjellës.  

"Jam Alban Hoxha, kryetar i grupseksionit 8 në 'Misto Mame', kam marrë pjesë në një protestë paqësore. Kemi qenë brenda PD. Nuk kemi përdor as dhunë dhe asgjë. Më vonë ka ndërhyrë policia me gaz lotsjellës", rrëfen ai.