", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/January/08/auto_FIk_-2HXIAMullk1641647101.jpg", "width": 900, "height": 563 } }

Zyrtare/ Piatek rikthehet në Seria A, futbollisti polak pjesë e Fiorentinës

Krzystof Piatek është tashmë zyrtarisht lojtari i skuadrës së Fiorentinës. Akordi mes palëve ishte arritur prej ditës teksa vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi i Piatek te skuadra vjollcë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi italian nëpërmjet një postimi në Twitter, ku i uron mirëseardhjen Piatek.

Sulmuesi polak u largua nga Hertha Berlini, duke pranuar të huazohet te Fiorentina dhe për të është një rikthim në Seria A, ku më parë ka qenë pjesë e Genoas dhe pastaj Milanit.