EMRI/ Aksidenti me një të vdekur brenda Tunelit të Kalimashit, kush është viktima

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në brendësi të Tunelit të Kalimashit.

Si pasojë, një pasagjere e njërit mjet ka mbetur e vdekur, ndërsa katër të tjerë janë plagosur.

Viktimë në këtë aksident ka mbetur shtetasja Ediona Sala.

Njoftimi i policisë:

Kukës/ Informacion paraprak

Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë  përplasur dy automjete,  me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për  Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në  vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.