Aksidenti tragjik në Tunelin e Kalimashit, policia: Një pasagjere humbi jetën
Policia ka reaguar për aksidentin e rëndë të ndodhur sonte në brendësi të Tunelit të Kalimashit.
Sipas policisë, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë, një pasagjere nga Shkopeti ka ndërruar jetë.
Katër pasagjerët e tjerë janë plagosur e janë dërguar për kurim në Spitalin e Kukësit.
Njoftimi i policisë:
Kukës/ Informacion paraprak
Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.