Këngëtari Vlashent Sata i propozon për martesë Dojna Memës, moderatorja tregon unazën:Gjithmonë 'Po'
Moderatorja e dashur për publikun, Dojna Mema ka ndarë më të gjithë publikun një lajm të gëzueshëm gjatë ditës së sotme.
Partneri i saj, Vlashent Sata i ka propozuar për martesë në Barcelonë dhe ajo ka pranuar.
Lajmi i ëmbël u bë publik nga vetë prezaantuesja gjatë ditës së sotme përmes një video të publikuar në Instagram.
Në pamje çifti shohen shumëtë lumtur duke shkëmbyer puthje në buzë, ndërsa në gishtin e moderatores bie në sy unaza me të cilën i ka propozuar ai.
“Gjithmonë ‘Po’,”- shkroi ajo, krahas pamjeve romantike.
Ndërsa miqtë e tyre të famshëm kanë “vërshuar” në komente me urimet e tyre për çiftin e dashuruar.
“Ooooo kjo po që është ditëlindje?? Urime”- shkruan Arbana Osmani.
“Ooooo sa më bëhet qejfii ❤️ Urimeeee ?”- ishte komenti i Adrola Dushit, ndërsa Fjoralba Ponari shkruan: “Shume urimeeee ?❤️”