Sali Berisha: Basha ‘zëdhënës’ i Juri Kim

I ftuar në Çim Peka Live, në SYRI TV, ish Kryeministri Sali Berisha ka komentuar daljen e fundit dhe deklaratat e Lulzim Bashës ditën e sotme.

Ish-kryeministri Berisha e ka quajtur Bashën zëdhënës të Juri Kim dhe ka renditur tre arsye kryesore se përse e quan Bashën të tillë, duke theksuar se është kërcënuar që të mos përmendte emra dhe se lirinë e fjalës dhe të shprehjes nuk e ndërron me asgjë mbi tokë.

Berisha: Së pari ti përgjigjesh një njeriu që në 2 fjalë thotë 3 gënjeshtra, nuk është racionale por me thënë të drejtën, këtu ai foli si zëdhënës i zonjë Juri Kim nëse e vutë re. Unë jam shpallur non-grata, kjo besoj se nuk ka njeri që njeh emrin e Sali Berishës dhe nuk e ka marrë vesh. Së dyti, çdo njeri ka pritur me shumë të drejtë që ata që e morën këtë vendim të paraqesin një provë të vetme, pasi ligji mbi të cilin bazohet ky vendim detyron bërjen publike të dosjes. Nuk ka asgjë që mund të mbahet nga kjo dosje. Së treti, e kam thënë dhe e them prap janë bërë përpjekje të ndryshme, por njëra prej përpjekjeve kryesore ka qënë që të mbyll gojën dhe jam kërcënuar se këto të dhëna do të çohen në Thesar dhe do të merren masa, të thëna direkt nga Juri Kim, të paktën me ato që më ka treguar ky, të cilin e kishte si negociator pasi nuk e zgjodha unë por zonja ambasadore dhe unë ju përgjigja dërgojani që nesër, por pastaj është puna juaj jo e imja. Lirinë e fjalës dhe të shprehjes nuk e ndërroj me asgjë mbi tokë, se ishte fjala që unë të mos përmendja Palmer Blinken e kodo tjetër. Pra ky edhe në këtë rast bëri sërish zëdhënësi dhe duhet ti bëni një kërkesë zonjës Kim që të flasi për këto fakte, se ky foli si zëdhënës.