Aksident i rëndë në Tunelin e Kalimashit, dyshohet për një viktimë
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në brendësi të Tunelit të Kalimashit.
Ka dyshime se nga aksidenti një person ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë brenda tunelit, në rrugën në drejtim të Tiranës.
Shërbimet e policisë, urgjencës dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
Kukës/ Informacion paraprak
Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.