FOTO/ Dorëhiqet pas 24 vitesh roja i PD, mesazhi për demokratët

Shumica dërrmuese e demokratëve kërkon largimin e Lulzim Bashës nga selia e PD dhe për këtë nesër në orën 12:00 do të zhvillohet protesta kombëtare. 

Ndërsa vetëm një grusht i vogël mbështetësisht janë pro tij. 

Pjesa tjetër e demokratëve shprehen edhe të keqardhur. 

Një prej tyre është Pëllumb Matraku, roja i brendshëm i selisë së PD-së.

Dy ditë më parë ai njoftoi publikisht largimin nga puna, duke i kërkuar demokratëve të gjejnë gjuhën e përbashkët.

“Kam punuar 24 vite në PD. Jam shumë krenar që kam punuar me profesor doktor Sali Berishën. Në 2 legjislaturat e fundit kam punuar me Lulzim Bashën, i jam shumë mirënjohës. Sot (të mërkurën) bëra një largim para kohe sepse nuk më pëlqejnë disa reagime mes demokratësh. Bëni mirë të gjeni gjuhën, mos i bëni qejfin të tjerëve”, shkruan Matraku në “Facebook”.

Dorëheqja e rojës së PD është në fakt i vetmi reagim gjakftohtë në kampin e demokratëve që prej nisjes së përçarjes dhe kaosit që solli vendimi i Bashës për të përjashtuar nga grupi parlamentar ish-kryetarin Sali Berisha. I vetmi që refuzon të largohet, edhe pse është koshient se nuk ka mbështetjen e demokratëve është Lulzim Basha.